U bë baba tre ditë më parë, Skerdi Ago zbulon emrin që zgjodhi për të voglin

Tre ditë më parë, këngëtari i njohur Skerdi Ago u bë baba për herë të parë.

Partnerja e tij Vesa, solli në jetë një vogëlush, emrin e të cilit Skerdi e ka zbuluar vetëm ditën e sotme.

Këngëtari ka publikuar një foto të ëmbël me të birin në krahë, ndërsa krahas saj shkruan:

“Une dhe djali im ROI ju falenderojme perzemersisht per urimet e bukura ????”, duke zbuluar edhe emrin e të voglit, Roi.

Lajmin e lindjes së Roit këngëtari e dha vetë në llogarinë e tij në Instagram, duke publikuar foton e parë me djalin dhe duke i bashkëngjitur një dedikim që na e bëri mishin kokërr!

View this post on Instagram

Sot u mbusha me lot por me lot gezimi, ndjenja me e bukur ne bote, dashuria me e vecante qe kam perjetuar. Nuk paska ndjenje me te bukur kur ne jete te vjen nje engjell qe te ben te harrosh cdo gje per cka ke luftuar dhe cka ke kaluar dhe cdo dashuri sepse dashuria me e madhe eshte ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do me behet nje hero per shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jete nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten.🙏🙏🙏

A post shared by S K E R D I (@skerdiago) on

Share With:
Translate »
607 Views