Alketa Vejsiu do të prezantojë këtë vit “Sanremo-n”, ja si e uroi i vëllai

Moderatorja Alketa Vejsiu lajmëroi vetëm disa orë më parë në llogarinë e saj në Instagram se ëndrra e saj është bërë realitet, pasi shumë shpejt ajo do të prezantojë festivalin e njohur “Sanremo” në Itali.

Krahas saj do të jenë edhe emra të tjerë shumë të njohur dhe kjo është padyshim një arritje e madhe për Alketën.

Gëzimit të saj i janë bashkuar edhe familjarët, konkretisht vëllai i Alketës.

Në postimin e saj në Instagram, vëllai, Endri Vejsiu, e ka përgëzuar moderatoren:

“Urime krenarime ime”- i shkruan ai, ndërsa Alketa ia ka kthyer vëllai të saj të vetëm:

“Të kam shpirt”.

Share With:
Translate »
1663 Views