Larja e duhur e sallatës jeshile është shumë e rëndësishme; ja përbërësi që ju ndihmon
Si duhet larë sallata jeshile të cilën e konsumojmë aq shumë? Instituti zooprofilaktik i Venecias, me një kërkim të kryer në një kampion prej 300 familjesh, zbuloi se 18% e konsumatorëve nuk i lante as frutat as perimet. Është një gabim shumë i madh, sidomos për sa i përket sallatës jeshile e cila lahet lehtësisht duke ndjekur këto 5 këshilla:
Lënia në ujë. Sallata duhet lënë në ujë me sodë për jo më shumë se 15-20 minuta. Më pas fërkojini gjethet me dorë dhe shpëlajini mirë. Hiqni gjethet e errëta ose të ngjitura.
Mos përdorni klor. Është një zgjidhje e ekzagjeruar, e kotë dhe e kushtueshme. Përveç të tjerash, klori ndryshon edhe shijen e sallatës.
Lajeni vetëm para se ta konsumoni.Sallata duhet larë në momentin që duhet ngrënë: në frigorifer nuk ruhet mirë pas larjes.
Për tharjen. Për tharjen mund të përdorni kullojësen e makaronave ose letër kuzhine. Mjaftojnë disa minuta që sallata të jetë gati në tryezë.