Florjan Binaj del pozitiv me koronavirus, tregon gjendien e tij aktuale

Aktori i njohur i emisionit humoristik ‘Portokalli’ ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Ndërkohë mësohet se i gjithë stafi dhe punonjësit e spektaklit humoristik janë testuar.

Përgjigja e tamponëve të tyre pritet të dalë nesër. Kujtojmë se Binaj para një jave ka qenë në jug të Shqipërisë, ku ka zhvilluar ‘Rafting’ në lumin e Vjosës në Tepelenë, ka vizituar Përmetin e fshatra të tjerë turistikë, nën shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë.

Duhet thënë se aktori i njohur nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm, për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar. Sakaq, 66 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ndërkohë te spitali Infektiv ka humbur jetën një 67-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 39 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Flori ka reaguar mbi gjendien e tij aktuale duke shkruar me humor: “Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19????
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…
Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!????
Shëndet të gjithëve!”

View this post on Instagram

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂 Shëndet të gjithëve!

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

 

Share With:
Translate »
2108 Views