Kush ka vajza, botën ka! Lyrical Son mori surprizën më fantastike në ditën e baballarëve

Reperi shumë i dashur për publikun, Lyrical Son, është baba i dy vajzave të vogla, të quajtura Eva dhe Erika.

Fotot e ëmbla të vogëlusheve nuk mungojnë në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa sot reperi ka tërhequr vëmendjen me një video fantastike surprize.

Me rastin e ditës së baballarëve, bashkëshortja së bashku me vajzat kanë surprizaur Lyrical Son me gjestin më të bukur.

“Eva, për babin me dashni”- shkruan reperi krahas videos ku tregon filxhanin e kafesë me një pusullë nga e bija.

Gjithashtu, Lyrical Son ka ndarë edhe një video ku ka filmuar derën e shtëpisë të mbushur plot me pusulla të vogla ku shkruhej “Je babai më i mirë”.

Sigurisht që kjo surprizë e ëmbël ia ka bërë zemrën mal reperit, i cili duhet të ndihet krenar për familjen e tij.

S’thonë kot, kush ka vajza, botën ka!

Share With:
Translate »
825 Views