Familja nuk e pranoi se kishte ngelur shtatzënë, i dashuri e braktisi për shoqen, gruaja e panjohur e strehoi për 13 vjet!

Një histori tejet e veçantë na vjen sot nga programi, “Historia ime”, ku një grua e quajtur Meliha, strehoi dhe u kujdes për 13 vite me radhë për një vajzë të re shtatzënë që ishte braktisur nga familja dhe babai i fëmijës që priste.

Ato u takuan krejt rastësisht teksa gruaja ishte duke shitur misra. Ajo vuri re vajzën që ishte në një gjendje të keqe emocionale, pasi i dashuri e kishte lënë për shoqen e saj, edhe pse e dinte që ajo ishte shtatzënë.

“Ajo ka qenë në Sarandë, familje shumë e mirë, e rregullt, me pozitë. Tani ajo në shkollë e sipër u dashurua me një djalë në universitet. Kjo ishte shumë mirë me mësime, jetonte në Tiranë. Tani edhe ky djali që ajo kishte, ishte i mirë me mësime. Punonin të dy, mësonin të dy, të gjitha procedurat. Kjo zonja e nderuar, u dashurua, erdhën në Tiranë, ajo ishte 2 muaj e gjysmë shtatzënë. I thotë atij, mirë i thotë ai nuk ka problem, ne duhemi. Nëse ne duhemi fëmija i joni është, nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Kur erdhën në Tiranë, se Tirana të hap sytë shumë. Ai u dashurua me një shoqen e kësaj të shkollës. Ky e la. Ajo e kapi me atë dhe ai i tha, unë dua këtë, nuk të dua ty më. Ajo i tha që si mund të duash atë, kur unë jam shtatzënë me ty. Ai i tha shko gjeje ku të duash atësinë”, tregon gruaja.

Mamaja e saj kishte ndërruar jetë dhe babai kur mori vesh se ajo do sillte në jetë një fëmijë, nuk e pranoi në shtëpi. E gjendur në mes të rrugëve, 20 vjeçarja shkoi në shtëpinë e zonjës, e cila u kujdes 13 vjet për të edhe pasi lindi.

Ajo e merrte fëmijën, i bënte vaksinat, e vizitonte, kujdesej për të si të ishte gjyshe.

Mirela Milori: E more në shtëpi?

Meliha: Po e mora, e mbajta!

Mirela Milori: E kaloi shtatzëninë tek ty?

Meliha: Po, u be 4 muajshe, 5 muajshe, 6 muajshe dhe erdhi dita e lindjes. E çova tek spitali me taksi. Atje i ndenja tek koka. Vjen ajo mua të më japë përgjigjen, po përgjigjen e mora unë, po muhabeti ishte se s’kisha që t’i jepja nga zemra ime një diçka që t’i thosha faleminderit, për atë që më tha.

Mirela Milori:  U bë me djalë?

Meliha: Jo u bë me vajzë! Fillova të qaja unë. Shkova unë tek inkubatori. I thashë nëna s’ka për të të lënë ty të biesh në tokë. Edhe i mora.

Mirela Milori:  I more prapë në shtëpinë tënde?

Meliha: Po!

Mirela Milori: Sa vjeç është vajza tani?

Meliha: 15 vjeç! 2 vjet kam që jam ndarë me atë, 13 vjet i kam me atë shpirtin tim, me zemrat e mia.

Mirela Milori: I mbajte në shtëpi që nga ajo ditë?

Meliha: Po i mora!

Mirela Milori: Emrin kush ja vuri vajzës?

Meliha: Unë, Letisia! Kush nuk më ka ndihmuar për atë, të gjithë më kanë ndihmuar.

Mirela Milori: Me letra nuk ishte? E ke hedhur tek trungu jot?

Meliha: E kam bërë me thënë të drejtën, e kam bërë nuse vëllai, se nuk më bëheshin procedurat.

Mirela Milori: E ke hedhur në letra si nusen e vëllait tënd?

Meliha: Po! E merrja fëmijën, i bëja vaksinat, e vizitoja, e kontrolloja.

Mirela Milori: Ti u bëre gjyshe?

Meliha: Me pak fjalë gjyshe!

Share With:
Translate »
2007 Views