Kujt i ngjan më shumë? Albani sapo na tregoi portretin e Duamit dhe na shkriu zemrat!

Më 14 janar të këtij viti një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë.

Miriam solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam, emër që vjen nga kënga me të cilën çifti kurorëzoi martesën e tyre, si dhe marrjen e lajmit se do bëheshin me një fëmijë tjetër.

Përgjatë këtyre muajve dy këngëtarët na kanë ëmbëlsuar herë pas here ditën me foto e video të Amelit, vajzës së madhe, dhe Duamit.

Mirëpo, pak minuta më parë Albani ka shpërndarë në Instagram një foto ku ka zbuluar për herë të parë portretin e Duamit.

Ai ka pozuar së bashku me mami Miriamin dhe Amelin, teksa krahas fotos autori i hitit “Stoli i trëndafilave” ka shkruar: “Pasuria ime”.

Si mendoni me kë ngjan më shumë Duami i vogël, me mami Miriamin apo me babi Albanin?

View this post on Instagram

Pasuria ime 😍

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Share With:
Translate »
1902 Views