Në moshën 89-vjeçare, ish-bosi i Formula 1 bëhet baba për herë të katërt

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone është bërë baba për herë të katërt në moshën 89-vjeçare.

Bernie Ecclestone me bashkëshorten

Bashkëshortja e tij, Fabiana Flosi, 44 vjeç, ka lindur sot një djalë.

Djali është quajtur Ace, dhe është fëmija i parë djalë pas 3 vajzave, Deborah, Tamara dhe Petra.

Bernie Ecclestone me vajzat e tij

Lindja e Ace ka marrë vëmendje të madhe në media, duke parë dhe moshën e Ecclestone.

“Gjithçka shkoi perfekt gjatë lindjes, madje nuk vuajta më shumë se 25 minuta. Për fatin tim të mirë, kaloi pa shumë siklet dhe dhimbje”, tha bashkëshortja e 89-vjeçarit pas lindjes.

Share With:
Translate »
444 Views