Kush mund ta mendonte më mirë se Renee ‘party-n’ surprizë për Erën?
Këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 26-të.
Megjithatë, mbrëmë i është organizuar një festë e veçantë nga motra e saj e madhe, Nora Istrefi.
Kjo e fundit ka zgjedhur shtëpinë e saj luksoze për t’ia festuar ditëlindjen Erës me një organizim e dekor unik.
Me fotot e fundit në ‘Instagram’, Nora Istrefi ka zbuluar se festa surprizë për ditëlindjen e motrës së saj, Era Istrefi ka qenë e organizuar nga mbesa, e vogla Renee.
“Party surprizë nga Renee për ditëlindjen e tezes së saj që e do shumë”, ka shkruar Nora krah postimit ku ka përmbledhur momentet më të bukura të festës. Në to duket se përveç Erës edhe Renee e ka shijuar maksimalisht ditëlindjen e tezes së saj, me të cilën fryu dhe qirinjtë e tortës.
Me siguri familja Istrefi ka kaluar një mbrëmje mjaft të veçantë mes njerëzve më të dashur, duke krijuar kështu kujtimet më të bukura në 26-vjetorin e Erës.
