Modeli shqiptar bëhet baba për herë të tretë, zbulon foto nga salla e lindjes dhe emrin e vogëlushit
Menaxheri i njohur, Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Alessio përmes Instagram-it, ku ka ndarë fotot nga salla e lindjes. Ai ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit të sapoardhur në jetë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Zayn Izaak Alia. Nga fotot duket se edhe Alessio ka qenë pranë partneres në sallën e lindjes dhe me siguri kanë përjetuar emocionet më të forta. Alessio dhe Catherine janë edhe prindër të dy fëmijëve të tjerë, një vajze dhe një djali.