Pasi humbi të birin, John Travolta i thotë lamtumirën e fundit bashkëshortes së tij
Gruaja e aktorit të famshëm John Travolta, Kelly Preston ka vdekur në moshën 57 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi vetë aktori, i cili në vitin 2009 e përjetoi vdekjen e të birit, në moshën 16 vjeç si pasojë e sëmundjes Kawasaki.
“Me zemër të rënduar nga dhimbja, ju informoj që gruaja ime e mrekullueshme Kelly ka humbur betejen me kancerin e gjoksit. Ajo e luftoi këtë sëmundje me kurajo të madhe, me dashurinë e suportin e shumë njerëzve rreth vetes. Familja ime dhe unë do të jemi gjithmonë falenderues ndaj mjekëve dhe infermiereve të MD Anderson Center. Dashuria e Kelly-t dhe jeta e saj do të kujtohen gjithmonë. Unë do të marr kohë për të ju përkushtuar fëmijëve të mi që kanë humbur nënën, ndaj më falni nëse nuk do të dëgjoni nga unë për një kohë”, thotë mes tjerash aktori në përkushtimin që I ka bërë në Instagram.

Kush ishte Kelly Preston?
Kelly Kamalelehua Smith, e njohur më mirë me emrin e saj skenik Kelly Preston, ishte një aktore dhe modele amerikane. Ajo ka qënë protagoniste në më shumë se gjashtëdhjetë prodhime televizive dhe filmike, si në produksionet kinematografike të njohura si “Mischief”, me Arnold Schwarzenegger në “Binjakët” dhe në krahë të Tom Cruise në filmin “Jerry Maguire”. Ajo është shfaqur edhe në disa interpretime filmike me bashkëshortin John Travolta, ku një prej tyre është filmi i famshëm “Battlefield Earth”. Aktorja e ndjerë, ka interpretuar edhe me Kevin Costner në “For the Love of the Game” në vitin 1999 dhe në vitin 2004 u shfaq në videon e Maroon 5, She Will Be Loved.