Po lindin shumë më pak fëmijë: Shoqëria duhet riorganizuar, s’do ketë më emigrantë kur t’i duan

Një fenomen global po ndodh: Lindja e shumë më pak foshnjeve se vitet e kaluara. Rënia e nivelit të lindshmërishë do të thotë se gati çdo vend do të pakësojë popullsinë deri në fund të shekullit. Dhe kryesisht 23 kombe, mes tyre Spanja dhe Japonia, do të përjetojnë përgjysmim të popullsisë deri në vitin 2100. Këto vende do të preken gjithashtu nga një dominancë e moshave të moshuara 80 vjeç.

Në vitin 1950, gratë kishin një mesatare prej 4.7 fëmijë në jetën e tyre.

Por tashmë, studiuesit e Institutit të Universitetit të Uashingtonit kanë treguar se shkalla e lindshmërishë globale gati u përgjysmua në 2.4 në vitin 2017. Studimi i tyre i botuar në revistën Lancet tregon se pritshëmritë janë që lindshmëria të bjerë nën 1.7 deri në vitin 2100. Si rezultat, bota në vitin 2064 do të ketë vetëm 9.7 miliardë, para se të bjerë në 8.8 miliardë deri në fund të shekullit.

Studiuesi Christopher Murray thotë se kjo është një gjë me rëndësi: Mendoj se është tepër e vështrië të kuptosh se çfarë ndodh. Kjo është e jashtëzakonshme. Na duhet të riorganizojmë shoqëritë. Pse normat e fertifilitetit po bien kaq shumë? Kjo nuk ka lidhje me spermën apo fenomene të tjera natyrale që mund të mendohen fillimisht sapo lexon se lindjet kanë rënë’.

Studiuesit thonë se rënia mund të ketë lidhje me fokusin e grave në arsim dhe në punë, po ashtu në qasje më të madhe tek metodat kontaceptive dhe zgjedhja për të pasur më pak fëmijë se paraardhësit e tyre.

Popullsia e Japonisë parashikohet të bjerë nga një kulm prej 128 milion që ishte në 2017 në më pak se 53 milion deri në fund të shekullit.

Italia pritet të shohë një ‘përplasje’ po aq dramatike të popullsisë nga 61 milion në 28 milion në të njëjtën kornizë kohore.

Janë vetëm dy nga 23 vendet – të cilat përfshijnë gjithashtu Spanjën, Portugalinë, Tajlandën dhe Korenë e Jugut – ku popullsia e tyre do përgjysmohet.

Kina, aktualisht kombi më i populluar në botë, pritet të arrijë në 1.4 miliardë në katër vjet kohë përpara se të përgjysmohet në 732 milion deri në vitin 2100. Dhe India do të zërë vendin e saj.

Britania e Madhe parashikohet të arrijë kulmin në 75 milion në 2063, dhe do të bjerë në 71 milion deri në 2100. Sidoqoftë, kjo do të jetë një çështje me të vërtetë globale, me 183 nga 195 vendet që kanë një normë të lindshmërisë nën nivelin e zëvendësimit.

Mund të mendoni se kjo është e mirë për mjedisin. Një popullsi më e vogël do të ulte emetimet e karbonit si dhe shpyllëzimin e tokave bujqësore.

‘Kjo do të ishte e vërtetë, përveç strukturës së moshës së përmbysur (më shumë të moshuar se të rinj)”, thotë Prof Murray. ‘Do të krijohet një ndryshim i madh social. Por më shqetëson sepse kam një vajzë tetë vjeçare dhe pyes veten se si do të jetë bota kur të rritet ajo’.

Po lindin shumë më pak fëmijë: Shoqëria duhet

Kush paguan taksat në një botë të moshuar masivisht? Kush paguan për kujdesin shëndetësor për të moshuarit? Kush kujdeset për të moshuarit? A do të kenë ende mundësi njerëzit të dalin në pension?

Profesor Murray thotë: ‘Ne kemi nevojë për ulje, por për një uljte të butë. Mendoj se emigracioni do duhet të marrë një zhvillim për të kompensuar rënien e niveleve të fertilitetit sipas vendeve, edhe pse gjithë vendet do të preken. Ne do të shkojmë nga përzgjedhjet me kë të hapen kufijtë, apo mbyllja e tyre për të gjithë, tek konkurrenca për të thithur emigrantë, por nuk do ketë aq sa duhet. Nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje, përfundimisht speciet rrezikojnë të zhduken, por ky skenar me shumë shekuj larg’.

Share With:
Translate »
522 Views