6-vjeçari hero shpëton motrën nga sulmi i qenit: “Nëse dikush duhet të vdiste ai isha unë”

Një 6-vjeçar nga Wyoming ka shpëtuar motrën e tij më të vogël nga sulmi i një qeni. Më 9 korrik, Bridger Walker vrapoi drejt së motrës 4-vjeçare, të cilën po e sulmonte një qen 1-vjeçar.

Qeni ka sulmuar menjëherë Bridger, duke e kafshuar në faqe. Janë dashur rreth dy orë operacion dhe më shumë se 90 qepje për të rregulluar fytyrën e vogëlushit. I ati i fëmijëve ka rrëfyer se kur e ka pyetur të birin se pse e kishte bërë atë veprim, ai i ishte përgjigjur: “Nëse dikush duhet të vdiste, ai isha unë”. Historinë e Bridger e ka ndarë në rrjetet sociale Anne Hathaway, e cila e ka zbuluar Bridger-in nga një postim në Instagram.

Ajo e ka cilësuar vogëlushin si hero, duke shtuar: “Shpresoj që në jetë të kem gjysmën e guximit që ke treguar ti, Bridger”. Vogëlushi është fans i “Avangers” dhe këtë e ka zbuluar një e afërme e tij në rrjetet sociale. Aktorët të cilët kanë luajtur në seritë e famshme të prodhimit hollivudian, nuk kanë komentuar ende publikisht, megjithatë pritet që kjo histori të mos kalojë pa vëmendje. Një hero i vërtetë Bridger!

 

Share With:
Translate »
1303 Views