Nuk do ta besoni se sa ka shpenzuar Kylie për këtë çantë që ia dhuroi vajzës
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e ndjekësve pasi ndau një foto të vajzës së saj duke pozuar me një çantë të kushtueshme “Louis Vuitton”.

Këto çanta mund të kushtojnë deri në 3,000 paund.
Ndërsa shumë e pëlqyen faktin që Kylie po shpenzonte për vajzën, të tjerët komentuan se ajo është “jashtë kontaktit me realitetin”, pasi pandemia e koronavirusit ka marrë miliona jetë dhe u ka kushtuar shumë njerëzve vendin e punës.

Vogëlushja Stormi pozonte në kopshtin e Kylie-t me çantën që kap shifra marramendëse.
Nuk është hera e parë që Kylie vihet në shënjestër të fansave për blerjen e dhuratave të shtrenjta për vajzën e saj.

Ajo u kritikua pasi i bleu Stormit një unazë diamanti gjatë Krishtëlindjeve.
Por postimi u zhduk në mënyrë misterioze nga story-t e saj në Instagram vetëm disa orë më vonë.

Sigurisht, nuk mungojnë as fotot ku Kylie e vesh vajzën njëlloj si vetja.
