Mami apo motra e madhe, Arjola Demiri na prezantoi 3 fëmijët dhe s’dimë ç’të besojmë

Për publikun kosovar ajo është bërë e njohur me rolin e Xhbanes në serialin “O sa mirë!”, kurse për artdashësit shqiptarë Arjola Demiri preku suksesin me shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku me interpretimin e saj plot finesë mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti. Ky moment shënoi edhe suksesin e saj të parë që u pasua më pas me role të tjera në teatër, ekran dhe në kinematografi.

E bukur, sharmante dhe super e talentuar, “çika” nga Tropoja arriti të na bëjë për vete të gjithëve brenda pak kohësh. Mirëpo siç e ka deklaruar edhe më parë, suksesi më i madh në jetë janë 3 fëmijët e saj që së fundmi na i ka prezantuar në dy foto në Instagram.

Fotoja më ekipin, ashtu sikurse e quan Arjola, tërheq akoma më shumë vëmendje edhe nga bluzat blu që të katërt kanë veshur. Të kombinuar “matchy-matchy”, Arjola nuk ngjan aspak si nëna e 3 fëmijëve, por si motra e tyre e madhe.

Share With:
Translate »
2271 Views