Humbën shtëpitë prej tërmetit, Arbër Hajdari jep lajmin e mirë se janë gati 10 banesa dhe zbulon pamjet e tyre

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdari, ka dhënë një lajm mjaft të mirë përmes rrjeteve të tij sociale. Ai ka treguar se 10 shtëpitë e para për familjet që i humbën banesat e tyre nga tërmeti janë gati. Arbri ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet dorëzimi i tyre, ndërkohë që po punohet edhe për shtëpi të tjera. Madje Arbri shton se brenda 2 muajsh pret të jenë gati edhe 30 shtëpi të tjera. Shtëpitë, të cilat ndodhen në Tiranë e Durrës, janë nga 108 m2 dhe ashtu si shprehet Arbri, të organizuara mjaft mirë. Ky është një lajm mjaft shpresëdhënës, në një kohë që Shqipëria po përballet me ditë mjaft të vështira pas tërmetit dhe pas izolimit për shkak të pandemisë Covid-19.

View this post on Instagram

Lajme të mira! 10 shtëpitë e reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti janë gati! Gjatë javës që vjen do të procedojmë me dorëzimin e tyre. Këto janë shtëpitë e para që do të dorëzojmë ndërkohë që po punojmë dhe për shtëpitë e tjera. Shtëpitë janë nga 109 m2 secila, të organizuara shumë mirë. Përfituesit do ti publikojmë javës që vjen. Gjysma e tyre ndodhen në Tiranë e gjysma në Durrës. Dokumentacioni i shtëpisë do ti kalohet direkt përfituesve. Besoj që brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 30 shtëpi të rradhës. Nuk gjej fjalë për të falenderuar nga zemra donatorët që e bën të mundur. Ashtu siç kemi premtuar, në çdo video të inagurimit, do të vendosim emrat e donatorëve. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët! “Bamirësia nuk të varfëron” @fundjavendryshe

A post shared by Arbër Hajdari (@arberhajdari) on

Share With:
Translate »
476 Views