Meghan Markle: Mediat e shkatërruan marrëdhënien time me babanë. Pse nuk i dhashë më para
Meghan Markle, bashkëshortja e Princit Harry ka akuzuar tabloidët britanikë duke thënë se shkatërruan marrëdhënien e saj me babain. Sipas saj atij i janë ofruar para që të bëjë komente negative për të duke thënë se nuk e telefonon, nuk do t’ja dijë për të etj.
Avokatët e Meghan kanë thënë se ndaj këtyre tabloideve është ngritur padi dhe se në të vërtetë mes të dyve ka qenë një marrëdhënie shumë e afërt si baba- vajzë, sidomos gjatë fëmijërisë. Por marrëdhënia e tyre u prish rreth tre vite më parë ku gruaja e princit, aktorja amerikane u vu në shenjëstër të mediave britanike.
Daily Mail publikoi një letër private që Meghan i kishte dërguar të atit, dhe ky i fundit thuhet se ka marë para që letra të biente në duart e shtypit. Kjo ka qenë arsyeja që Meghan i ka ndërprerë dhe ndihmat financiare për të atin.
Sipas avokatëve ajo e ka mbështetur financiarisht babain që në vitet 2014 kur filloi të korrë suksesin e karrierës në aktrim. Dhe më pas për shkak të artikujve të ndryshëm denigrues ajo vendosi të shkurtojë ndihmën, që përkoi me periudhën e dasmës.
Në padinë që është ngritur thuhet se Daily Mail ka bërë gjithçka që është e mundur për të nxjerrë tituj përçmues ndaj Dukeshës.
Meghan dhe Harry bashkë me djalin Archie nuk jetojnë më në familjen mbretërore britanike.