Miriami s’mund ta shpjegonte më mirë si është të jesh nënë me dy fëmijë dhe të gjitha mamatë do ta kuptojnë!
Këngëtarja Miriam Cani dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë bekuar me dy fëmijë dhe duket se familja e tyre është tashmë e kompletuar.
Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.
Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe mëmësia oër të qenka më e lodhshme se ç’duket!
Me një postim, Miriami shpjegoi në mënyrë perfekte si është të jesh nënë dhe besojmë se të gjitha mamatë do të gjejnë veten.
![]()
Pra, veç dashurisë që secila nënë merr nga fëmijët dhe lumturisë së pamasë, një tjetër fjalë që e katakterizon është edhe lodhja!
Megjithatë, edhe lodhja shpërblehet kur gjithçka bëhet me dashuri!