“Shkatërrim që të lë pa fjalë”! Rama solidarizohet me popullin e Libanit: Çfarë lëndimi e trishtimi!
Kryeministri Edi Rama i shpreh ngushëllime e solidaritet popullit të Libanit, që po kalon momente tmerrit pas shpërthimeve të fuqishme, që “hodhën në erë” kryeqytetin, Bejrutin, duke lënë 50 të vdekur e mbi 3 mijë të plagosur, ndërsa bilanci tragjik fatkeqësisht pritet të thellohet edhe më shumë.
Rama e cilëson këtë një shkatërrim që të lë pa fjalë, ndërsa thekson se ky është një lëndim e trishtim i pamasë.
“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit????????????????????”, shkruan Rama.
Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit🇦🇱🤝🇱🇧
So painful and sad!Death,wounds, destroyal that left us breathless and speechless..Condoleances and solidarity with the people of Lebanon🇦🇱🤝🇱🇧 pic.twitter.com/B4z8QdFpEd
— Edi Rama (@ediramaal) August 4, 2020