Rita Ora do të mbajë koncert nga shtëpia për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kriza e pandemisë COVID-19!

Rita Ora ka ndërmarrë një nismë mjaft humane. Në bashkëpunim UNICEF, organizata më e madhe botërore që ndihmon fëmijët, do të organizojë një koncert nga shtëpia.

Koncerti mbahet me moton “Rita at home fot generation Covid” dhe do të transmetohet live në Instagramin e këngëtares dhe atë të UNICEF. Shuma e mbledhur nga ky koncert do të shkojë për fëmijët e prekur nga kriza e pandemisë.

“Jam shumë e nderuar të zhvilloj një koncert live nga shtëpia ime për të mbështetur ankesën më të madhe të UNICEF-it, “Save Generation Covid”. Në të gjithë botën, koronavirusi po prish gjithçka – po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të marrin vaksina jetësore dhe po e bën jetën në zonat e katastrofës edhe më të ashpër. Një gjeneratë e tërë fëmijësh janë në rrezik. Muzika me të vërtetë ka fuqinë për të ndryshuar botën dhe shpresoj se ky koncert do të mbledhë fonde jetike për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i koronavirusit. Si Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar, unë kam parë punën e jashtëzakonshme që UNICEF bën, kështu që inkurajoj të gjithë të gërmojnë thellë dhe të japin gjithçka që munden. Së bashku mund të ndihmojmë të ndalojmë përhapjen e koronavirusit dhe të kufizojmë ndikimin në jetën e fëmijëve”, tha Rita.

Kjo nuk është hera e parë për Ritë që ndihmon njerëzit në nevojë, ajo njihet për natyrën e saj humane dhe bujare. Ajo së bashku me motrën e saj, më parë ka ndërmarrë shumë nisma për të përkrahur njerëzit në nevojë për të përballuar krizën e Koronavirusit.

Gjithashtu këngëtarja ka dhënë kontributin e saj edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në Instagramin e saj ajo ndau disa foto nga vizita në Kosovë, ku shpërndau shumë dhurata për fëmijët në bashkëpunim me UNICEF

Share With:
Translate »
330 Views