Ups! Gjiko vendos në siklet Elitën para prindërve me komplimentin pikant!

Gjiko, Elita dhe Zëri janë një nga familjet më të bukura në showbiz-in shqiptar, ku dozat e ëmbëlsisë janë me shumicë.

Gjiko dhe Elita na kanë treguar se përveç një çift model, dinë të jenë edhe paksa të çmendur.

Së fundmi, ata kanë darkuar me prindërit e Gjikos, dhe ky i fundit ka ndarë disa video, ku shihet moderatorja duke ngrënë një pjeshkë.

Si duket reperi nuk i ka rezistuar dot të shoqes dhe i ka bërë një super kompliment  në mes të tavolinës: “Pasha shpirtin e kësaj nane dhe të këtij babe, je më pjeshkë se ajo pjeshkë që po ha”, i thotë Gjiko.

Sikleti në sytë e Elitës lexohet qartazi, e cila ia kthen: “Posi more, para nanës dhe para babës…”, teksa prindërit e Gjikos shpërthejnë në të qeshura.

Share With:
Translate »
4125 Views