5-vjeçarja me koronavirus futet në intubim, i shfaqet sindroma e rëndë
Burimi: Corriere della Sera
Një vajzë 5-vjeçare nga Padova e Italisë ka përfunduar në intubim për shkak të gjendjes së rëndë nga koronavirusi. Është pacientja e parë në Itali, me këtë moshë që është futur në kujdes intensiv. Sipas informacioneve, vogëlushja nuk vuan nga ndonjë sëmundje, por asaj i ka ndodhur diçka që duhet marrë në studim patjetër.
Kur u fut në kujdes intensiv, me frymëmarrje të rënduar, u zbulua se pacientja e vogël kishte një sindromë hemolitiko-uremike (një formë sëmundjeje e gjakut dhe veshkave, e cila zakonisht shoqërohet me infeksione gastrointestinale). Ajo që mjekët duan të kuptojnë është nëse sindromi është shkaktuar nga Covid (ashtu siç ndodh me sindromën Kawasaki).