Përmbushi ëndrrën e fëmijërisë, kush është shqiptarja që rrëmbeu kurorën në Miss Sllovakia

Finalja e Miss Sllovakia u mbajt dy ditë më parë në DoubleTree by Hilton, në Sllovaki, ku shumë vajza morën pjesë, por vetëm njëra u kurorëzua në fund. Mbretëresha e bukurisë u shpall Leona Novoberdaliu, për të cilën është shkruar pa pushim edhe në mediat shqiptare.

22-vjeçarja ka lindur në Bratislava, por është me origjinë shqiptare. Kjo ka qenë arsyeja që kurorëzimi i saj u përfol edhe në Shqipëri, po aq sa në Sllovaki. Bukuroshja me origjinë shqiptare pritet të përfaqësojë Sllovakinë në Miss World 2020, duke i marrë fronin Miss-it të vitit të kaluar, Frederika Kurtulíková-s.

Leona është studente e ekonomisë në King’s College në Londër. Gjatë rrugëtimit në konkursin e bukurisë, ajo tregoi se kur ishte fëmijë u diagnostikua me hiperaktivitet dhe mënyra e vetme për ta mbajtur nën kontroll ishte të merrej me shumë aktiviteteve në mënyrë të koordinuar.

Dhe në fakt, lista e aktiviteteve të saj është vërtet e madhe. Për shumë vite ajo iu përkushtua patinazhit, baletit, gjimnastikës, palestrës dhe tenisit. Më vonë, për shkak të problemeve me shpinën iu desh të hiqte dorë nga disa prej tyre, por ka qenë gjithnjë aktive.

Të konkurronte për Miss ka qenë ëndrra e saj e hershme, të cilën e përmbushi me sukses, duke rrëmbyer edhe kurorën. Sfida ishte e vështirë, por Leona ia doli të triumfonte.

Share With:
Translate »
518 Views