Radha në Kakavijë/ Gruaja shtatzënë pret infermieren për të lindur ne kufi

Ditë e netë në radhë në mes të rrugës.

Shqiptarët po kalojnë momente vërtet të vështira në Kakavijë në pritje për të kaluar kufirin drejt shtetit fqinj ku kanë ndërtuar jetën prej vitesh apo ku shkojnë për të punuar në periudha të caktuara kohore.

Mijëra qytetarë shpejtuan të nisen drejt Greqisë duke tentuar të shmangin datën 16 gusht kur edhe hyn në fuqi vendimi nga pala greke për karantinimin me 7 ditë për personat që vijnë nga Shqipëria.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në orët e para të mëngjesit. Një fëmijë 10 vjeç vdiq në vend pasi u përplas nga një ambulancë në Kakavijë ndërsa supozohet se mjeti mbërriti për të shpëtuar jetë…

Një tjetër video ka mbërritur në redaksinë dhe në të duket një vajzë e re e ulur përtokë në gjendje jo të mirë shëndetësore ndërsa një infermiere e këshillon të ushqehet shpesh dhe nga pak.

Një qytetare thotë:

I bëjmë thirrje Edi Ramës ti japë zgjidhje se po vdesin njerëzit rrugëve.
Ndërsa më pas infermierja largohet me nxitim pasi i thonë se është një grua duke lindur dhe se ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore:

Është një grua për lindje dhe nuk e le askush të kalojë.

Share With:
Translate »
644 Views