“Zemra mal”, Fatma, Alfio dhe Noah ndanë foton më të ëmbël të pushimeve të verës!

Pasi u bënë prindër për herë të parë, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani kanë nisur pushimet e para me të voglin e tyre Noah.

Familja ka udhëtuar në jug të Shqipërisë, ku po kalojnë disa ditë relaksi dhe po shijojnë në maksimum kohën me njrëi-tjetrin.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot nga peizazhet e bukura të vendit, ndërsa disa minuta më parë erdhi edhe fotoja më e ëmbël e pushimeve të tyre.

Fatma, Alfio dhe Noah kanë pozuar pranë detit, teksa mbajnë të voglin e tyre në komardaren e mbushur me ujë.

Noah shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa babi Alfio nuk i kurseu edhe dy fjalë të ëmbla për buzëqeshjen e djalit të tij.

“E qeshura qe me ben zemren mal ????”- shkroi ai krahas postimit që na ëmbëlsoi ditën.

View this post on Instagram

e qeshura qe me ben zemren mal 💙

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

Share With:
Translate »
672 Views