Fatma Haxhialiu ndan foton e bukur me djalin nga pushimet, ka një mesazh për të gjitha nënat!
Gazetarja e njohur, Fatma Haxhialiu njihet për raportin fantastik që ka me burrin dhe djalin e saj. Sot, Fatma ka postuar një foto në Instagram, ndërsa shfaqet përdore me të birin, Kianin.

E ndërsa poston foton, Fatma ka shkruar edhe një mesazh të bukur për të gjitha nënat.

Gazetarja shprehet se të jesh mama është gjëja më e vështirë në botë, ama gjithë lodhja shpërblehet me mirëqenien dhe lumturinë e të vegjëlve.
“Sa kohe bekimet tona kane keto turicka te lumtura e na shikojne plot dashuri, nuk ka rendesi aspak cfare mendon pjesa e tjeter e botes.
Mund te mos jemi te zonjat kudo, mund te mos dime te bejme shume gjera, mund te kemi plot pasiguri te vetja, ama kur turickat me te bukura ne bote jane plot shkelqim, jemi duke bere nje pune te mire. Mamasitat e mia te dashura, nqs ka kaluar ca kohe dhe nuk jua kane thene;
Po beni nje pune te shkelqyer, lodhja juaj do te shperblehet me lumturine dhe mireqenien e te vegjelve tuaj. Nuk eshte gjithmone e lehte dhe kjo eshte puna me e veshtire ne bote, ama sa kohe po jepni maksimumin dhe gjithe dashurine e perkushtimin tuaj, cdo gje do shkoj mire…me besoni jeni te gjitha super mama, secila ne menyren e saj unike. Jeni gjeja me e shenjte dhe me e shtrenjte per krijesen tuaj, ndaj mos harroni te kujdeseni dhe per veten.”, shkruan Fatma./K.C/dritare.net
