E dashura perfekte, Sara shfaqet me ish vjehrrin dhe vjehrrën e Ledrit

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku ndërkohë kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes pas lajmit se do bëhen prindër për herë të parë.

Sara ka qëndruar aktive në rrjete sociale duke mos i kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur apo momente nga përditshmëria.

Me postimin e fundit, Sara i ka habitur të gjithë pasi është parë në shoqërinë e prindërve të Dua Lipës, gjatë një udhëtimi në Ulqin.

Kujtojmë këtu që Ledri dhe Dua vite më parë kanë qenë të lidhur. Mesa duket Ledri ka mbetur miq me prindërit e ish-të dashurës dhe Sara gjithashtu i respekton ata.

Përmendim këtu që Sara është mikeshë edhe me Dafina Zeqirin, me të cilën Ledri ka qenë në një lidhje. Kjo tregon se Sara nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e Ledrit dhe mund të themi me plot gojën: e dashura perfekte.

Share With:
Translate »
581 Views