Futbollisti shqiptar baba për herë të parë
Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti i cili tani po shkruan historinë e karrierës së tij në Itali, së shpejti do të bëhet baba.
Berati dhe bashkëshortja e tij, Alisa Gjimshiti priten të bëhen prindër vitim tjetër pasi kjo e fundit është në muajt e parë të shtatëzanisë.
“Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani si në karrierë ashtu edhe në jetë për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat” , u shpreh futbollisti për “Telegrafi”