Pritjes po i vjen fundi/ Gigi Hadid zhvendoset në New York për të sjellë në jetë fëmijën
Supermodelja e njohur, Gigi Hadid, pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, këngëtari Zayn Malik, thuhet se do të bëhen prindër të një vajze në fillim të shtatorit.

Gjatë kësaj periudhe, modelja ka jetuar së bashku me Zayn-in te ferma e nënës saj. Izolimi e ndihmoi Gigin që të shijonte në maksimum shtatzëninë e saj, larg syrit të medieve.


Por pritjes po i vjen fundi dhe çifti ka lënë fermën për t’u zhvendosur në SHBA. Ata janë fotografuar brenda një makinë në New York, teksa shfaqeshin tepër të lumtur.

Burime afër çiftit bëjnë më dije se ardhja në ShBA, ka të bëjë me lindjen e vajzës së tyre.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bashkë që prej 5 vjetësh, edhe pse lidhja e tyre ka pasur shumë ulje e ngritje, dashuria midis tyre është e madhe.

Ata u ribashkuan në dhjetor të vitit të kaluar dhe në prill të këtij viti u bë i ditur lajmi se ata do të bëheshin prindër për herë të parë.
Edhe pse ka një karrierë të jashtëzakonshme në modeling, 25-vjeçarja ka pohuar se në të ardhmen dëshiron që të ndërtojë një familje të madhe, së bashku me partnerin e saj, Zayn.