Me veshje sportive dhe maska/ Princi Harry dhe Meghan Markle nisin punën vullnetare në shkollë
Duka dhe Dukesha e Sussex-it i janë rikthyer punëve vullnetare. Princi Harry dhe Meghan Markle janë shfaqur bashkë për herë që nga mbyllja, ndërsa bënin bamirësi në një shkollë. Çifti kishte vënë maskë ndërsa po fusnin pajisje, rroba dhe pelena në makinat e shoqatës së bamirësisë, “Baby2Baby” në Los Angeles, e cila siguron nevojat themelore për familjet në nevojë.

Fotografitë tregojnë Harry-n dhe Meghanin që po dorëzonin furnizimet nëpër dritaret e automjeteve në Shkollën Fillore Dr. Owen Lloyd Knox.

Ata ishin veshur sportivë e kombinuar bukur, me bluze dhe pantallona të shkurtra. Çifti dukej shumë bukur ndërsa punonin bashkë.



