Miratohen udhëzimet e reja: Si do zhvillohet mësimi këtë vit
Udhëzimet se si do të zhvillohet mësimi pas vendimit për hapjen e shkollave, u publikuan pak ditë më parë, por specialistët e shëndetit publik kërkuan rishikimin e tyre. Rregullat e reja, të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e Covid-19 janë miratuar tashmë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Lista e mëposhtme përshkruan gjithë sjelljet e nxënësve, që nga momenti i hyrjes në mësim deri tek dalja nga dera e shkollës.
Në rast se ata shfaqin simptoma të ngjashme apo temperaturë para ardhjes në shkollë, duhet të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun verifikon nëse nxënësi është apo jo i sëmurë.
Po ashtu në udhëzim thuhet se personi përgjegjës i caktuar nga shkolla duhet që të masë temperaturën me termomete?r digjital tek çdo nxënës, duhet t’i ndihmojë me dezinfektimin e duarve, t’i kontrollojë nëse janë të pajisur me maskë dhe për shami letre për higjienën e hundëve.
Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës
• Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.
•Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.
• Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi 2 metra.
• Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.
• Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.
• Personi pe?rgjegje?s i stafit te? shkolle?s, i caktuar nga drejtori, duhet te? kryej vlere?simin pe?r c?do nxe?ne?s si me? poshte? vijon:
? Matje te? temperature?s me termomete?r dixhital;
? Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë ne? duar;
?Duhet te? kontrollohen te? gjithë nxe?ne?sit qe? te? jene? te? pajisur me maske? me nje? pe?rdorim ose mbrojte?se të fytyre?s prej tekstili (maskë) të cilat duhet te? lahen ne? 60 grade? dhe te? hekurosen, si dhe shami letre pe?r higjene?n e hunde?ve;
• Sipas mundësive mund te? vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion dezinfektues me baze? te? klorit aktiv, pe?r desinfektimin e pjesëve të poshtme të këpucëve përpara hyrjes ne? ambjentet e brendshme te? shkolle?s.
• Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.
• Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.
• Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.
• Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra), nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së femijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjeterit.
• Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.
Qëndrimi dhe mësimi në klasa
• Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.
• Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.
• Në se transporti i nxenësve kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin .
• Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
• Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.
• Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.
• Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.
• Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
• Nuk lejohet ushqimi në klasë.