Kur flisni me një lehonë, kujdes çfarë fjalë i thoni. Nëse nuk e ndihmoni, të pakten mos e lëndoni

Më thanë,
Më thanë, se ti duhet të jesh një nënë e mirë,
Më thanë, kështu e ashtu duhet të kujdesem për beben,
Më thanë, zgjohu pastrohu e krihi flokët, pastroj dhëmbët se do kemi mysafir
Më thanë, ushqeje kështu e ashtu
Më thanë, mos e pastro beben në këtë kohë po në atë kohë
Më thanë, vishe kështu e jo ashtu
Më thanë, ke qenë e sëmurë kush e di sa kohë
Më thanë, për një ditë nuk bëhet njeriu kështu
Më thanë, e çka smë thanë…..

S’më thanë, se ti je një nënë e mirë
S’më thanë, se ti po kujdesesh mirë
S’më thanë, edhe pse nuk pastrohesh , pa krehur flokët, pa larë dhëmbet po dukesh shumë mirë dhe se ti je e rëndësishmja e jo mysafirët
S’më thanë, pastroje beben kur ti mundesh
S’më thanë, sa bukur e ke veshur beben
S’më thanë, më lë mua të ndërroj pelenat e bebes, më lë mua ta pastroj, më lejo të të ndihmoj rreth saj,
S’më thanë, a je e uritur
S’më thanë, që depresioni gjatë shtatezanisë dhe pas lindjes gjithmonë ka ekzistuar dhe ti nuk je e sëmurë
S’më thanë, ashtu si erdhi brenda ditës ashtu edhe do kalojë

Dhe të gjitha këto rëndojnë shëndetin mendor të një gruaje, në një mentalitet si i yni nje grua përveç që është grua dhe nënë, është pronë e dhe skllave e anëtarëve të tjerë të familjes dhe kjo e rëndon edhe më shumë….
Në vend të mësimeve primitive, bëhuni produktiv e pozitiv.
Flisni mirë, jepni kurajo, nxirreni një grua nga skëterra e depresionit, ndihmojeni

Share With:
Translate »
1850 Views