Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë një djalë

Aktorja e serialit të famshëm “Glee”, Lea Michele është bërë nënë për herë të parë. Aktorja 33-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Zandy Reich mirëpritën një djalë.

Burime për revistën PEOPLE treguan se çifti është shumë i lumtur dhe fëmija është i shëndetshëm.

“Të gjithë janë të lumtur dhe të shëndetshëm dhe janë jashtëzakonisht mirënjohës. Ai ka qenë një foshnjë i lehtë deri tani”, tha burimi.

PEOPLE po ashtu konfirmoi se çifti e quajti djalin e tyre Ever Leo.

Share With:
Translate »
491 Views