E frikshme/ Trageti has vogëlushen 4 vjeçare me komardare në mes të detit (video)

Rojet bregdetare greke u habitën kur panë në mes të detit një komardare me një fëmijë 4 vjeç në të.  Ndodhi të hënën në mëngjes në Rio – Antirrio, Greqi.

Fëmija ishte vërtet me fat pasi u shpëtua nga rojet bregdetare të cilët ndaluan anijen dhe e morën vajzën por kjo histori mund të përfundonte edhe në tragjedi.

Mesa duket vajza i kishte shpëtuar kotrollit të prindërve të saj dhe rryma kishte çuar komardaren me vajzën e vogël në të 500 metra larg nga bregu.

Videoja tronditëse po bën xhiron në rrjetet sociale dhe po merr shumë reagime, dhe pyetja që të gjithë ngrenë është: Po prindërit ku ishin?

Videja e publikuar nga Petros Kritsonis shoqërohet me një përshkrim ku shkruan se nuk ka qëllim të fajosë prindërit por të ndërgjegjësojë ata për rrezikun që i kanosen fëmijëve nga lodrat e detit.

Në breg, ndodhen prindërit e vajzës të cilët  janë në ankth. Pak kohë para se vajza të humbte në valët e detit ajo po luante me babain e saj në breg. Sidoqoftë, era ndryshoi direkt drejtim dhe ajo u zhduk nga sytë e të atit.

Fëmija 4 vjeç me komardare në mes të detit , po prindërit ku janë?

Fëmija 4 vjeç me komardare në mes të detit , po prindërit ku janë?Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/mos-e-humbni-videon-femija-4-vjec-me-komardare-ne-mes-te-detit-po-prinderit-ku-jane/

Posted by RTV ORA on Tuesday, August 25, 2020

Share With:
Translate »
5201 Views