Victoria Beckham do të dizajnojë fustanin e nuses së djalit
Brooklyn Beckham, djali i Victoria dhe Davd Bechkam dhe aktorja amerikane Nicola Peltz, priten që së shpejti të shkojnë drejt altarit.

Brooklyn i propozoi për martesë të dashurës së tij në muajin e kaluar, pasi kishin vetëm 7 muaj të lidhur.

Çifti do të martohet së shpejti dhe pritet që ceremonia të jetë madhështore.
Ndërsa përgatitjet kanë nisur, për fustanin e nuses do të angazhohet personalisht Victoria.

Disa burime afër çiftit thanë për The Sun, se do të jetë Victoria ajo që do të dizajnojë fustanin e Nicola-s.
“Victoria dëshironte të ishte ajo dizajnuesja e fustanit dhe Nicola u emocionua shumë. Në fillim ajo dëshironte një fustan nga Eile Saab, sepse ajo e ka veshur edhe më parë, por tani ajo i ka lënë në dorë vjehrrës dizajnin e tij”, u shpreh një burim për The Sun.

Gjithashtu kujtojmë se ditën e propozimit, Nicola mbante veshur një fustan të verdhë të dizajnuar pikërisht nga Victoria dhe ajo së bashku me motrën e Brookly-t, Harper, bën shopping në dyqanet e vjehrrës së saj./R.P/dritare.net
