5 vite martesë dhe një djalë si fryt i dashurisë, Andrra zgjedh fjalët më të bukura për Sinanin
Si sot 5 vjet më parë, lidhën kurorë këngëtari, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani. Nuk besojmë se ka njeri që nuk e mban mend ceremoninë përrallore ku bënë betimet e dashurisë Sinani dhe Andrra.

5-vjetorin e martesës e ka kujtuar edhe Andrra, përmes një postimi në Instagram.

Andrra ka postuar disa çaste nga dasma, ndërsa përshkruan me fjalët më të bukura, ditën e më të lumtur të jetës së saj.
“5 vite me pare, ne altarin e dashurise u betuam mes emocionesh per lumturi te perjetshme, te cilen e deshmoj cdo dite pakursim. Kemi bekimin e Zotit, per ajrin e dashurise qe frymojme dhe rrjedhen e pafundme te casteve qe se bashku perqafojme. Je buzeqeshja ime qe kurre s’do te venitet, je loti im i gezimit! S’me tremb asnje dallge e jetes, sa kohe streha ime je ti!
Jemi festa e jetes se njeri-tjetrit, gezuar dashuri!”, shkruan Andrra./K.C/dritare.net/K.C/dritare.net


