Buzëqeshja false që Melania i dha vajzës së Trump po bën xhiron e botës

Një video nga Konventa Kombëtare e Republikanëve po bën xhiron e rrjetit dhe protagonist është Zonja e Parë dhe buzëqeshja që i dha vajzës së burrit. Teksa Ivanka kaloi para saj, Melania i dha një buzëqeshje të madhe që u fshi sapo Ivanka ktheu shpinën.

Ishte momenti kur Ivanka prezantoi daljen e Trump për fjalimin e rastit.

Kamerat kapën si buzëqeshjen e Melanias, ashtu edhe ngrysjen e vetullave pas kurrizit të Ivankës.

Është folur gjithmonë për një rivalitet mes tyre, edhe për faktin se Ivanka është krahu i djathtë i Trump.

Share With:
Translate »
4090 Views