Kristali bën 4 vjeçe, Jonida Shehu dedikimin më të bukur për të bijën
Sot është një ditë e veçantë për moderatoren e njohur, Jonida Shehu. Kristali i saj feston 4-vjetorin e lindjes.

Dhe sigurisht që nuk mungon as urimi i Jonidës për xixëllonjën e vogël.
Moderatorja ka postuar disa foto me të bijën, ndërsa zgjedh fjalët më të ëmbla për t’i uruar 4-vjetorin.
“Dashuria bën 4 vjeç sot.
Edhe qindra do festojmë bashkë, do duhemi, do debatojmë, do mërzitemi, do gëzohemi, do shqetësohemi, por do kemi njëri-tjetrin . Ne do jemi gjithmonë me ty aty, kudo, gjithmonë .
Happy birthday xixëllonja.”, shkruan moderatorja./K.C/dritare.net

