Motrat Ismaili, prekin me dedikimet për të ëmën, në përvjetorin e 61-të të lindjes
Janë bërë katër vite që kur ka ndërruar jetë nëna e motrave të njohura Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili, Mona.
Ditën e sotme (e martë), Zanfina ka kujtuar të ëmën në përvjetorin e 61-të të ditëlindjes.
Ajo i ka bërë një dedikim prekës, teksa ka qenë përkrahja më e madhe e motrave Ismaili.
Zanfina Ismaili (Foto: Instagram)
“Urime ditëlindja mami. Krejt n’jetë ke qenë për neve, e krejt jetën na e ke kushtu. Kur të shoh në ëndërr kam dëshirë me zgjatë edhe një sekond më shumë. Nuk ka moment që nuk më mungon e s’të kujtoj”, kanë qenë fjalët e saj.
Përveç Zanfinës, një shkrim për të ëmën e ka bërë edhe motra e tyre Ema duke uruar të ëmën me fjalët, “Urime ditëlindja mam, ishe nënë, baba e vëlla. Ishe përkrahja më e madhe e jona por edhe kritikja më e madhe kur duhej. Ishe një prind ideal që kurrë se ndali luftën për fëmijët e vet. Sot po të uroj dhe po të përkujtoj, edhe pse prej ditës që shkove çdo ditë je në mendjet tona. Faleminderit për të gjitha mam”.
Ema Ismaili (Foto: Instagram)
Ndryshe, Mona vdiq në moshën 57 vjeçare në prill të vitit 2016.

