“Mezi pres të rikthehem me fëmijët”, Arbana tregon planet pas lindjes së bebushit numër dy!

Shumë shpejt, moderatorja e njohur Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri, regjisori Eduart Grishaj, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë emrin e të cilit ende s’e kanë zbuluar për publikun.

Vetëm dy ditë më parë, moderatorja u fotografua me barkun e rrumbullakosur dhe poza të tilla s’kishim parë më herët në profilin e Arbanës, pasi ajo ka preferuar të qëndrojë diskrete lidhur me shtatzëninë.

Siç mund ta vëreni, pritja e ëmbël e ka ndryshuar goxha moderatoren, e cila që tani ka bërë plane për të ardhmen me fëmijët dhe partnerin e saj.

E pyetur në InstaStory se cili është vendi më i bukur që ka vizituar, Arbana u përgjigj:

“Masai Mara, mezi pres të rikthehem me fëmijët”

Në fakt, ne mezi presim të shohim bebushin numër 2 të moderatores!

Share With:
Translate »
500 Views