“Problemet” e një nëne të re sapo kanë filluar dhe Klea Huta tregon ç’i punon që tani bebushi Krid!
Në fillim të muajit qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda mirëpritën në familje bebushin e tyre të parë, Kridin.
Tashmë, ata janë të “çmendur” pas djalit dhe Klea ka treguar shpesh se s’ka emocion më të bukur se të bërit nënë.
Mirëpo, me emocionet e bukura vjen paketë edhe lodhja, ndërsa Klea na ka treguar së fundmi ç’heq për të vënë në gjumë djalin e saj.
Mesa duket Kridi i ka disa teka dhe nuk e zë gjumi pa zhurma, ndërsa moderatorja e ka gjetur zgjidhjen!
Ajo i ndez tharësen e flokëve, ndërsa tregon edhe “arsenalin” që përdor për të vënë në gjumë bebushin
“Kush është mastrosleep-i juaj mama? Ndërkohë, pas atij çasti sublim, në backstage kemi dhe arsenalin që shumë shpejt them se do bëjë pauuuu.
I kemi provuar të gjithaaa zhurmat e Youtube dhe s’kemi lënë app pa marrë mama. Po si përfundim kemi qejf zhurmat live. Mezii e vemë.”- ka rrëfyer Klea.
![]()
![]()
Kush është vetë mama, duhet ta kuptojë më mirë!