Bebi numër pesë i Alec dhe Hilaria Baldwin erdhi. Për emrin duhet të prisni pak
Gruaja e yllit hollivudian Alex Baldwin, Hilaria solli në jetë fëmijën e tyre të pestë dhe të gjashtin për Alec.

Aktori e ka dhënë vetë lajmin në Instagram dhe po me të njëjtën foto ka njoftuar ndjekësit e saj edhe Hilaria.

Vitin e kaluar çifti përjetoi një abort për shkak të disa problemeve të embrionit, por nuk u dorëzuan për ta bërë familjen e madhe edhe më të madhe.
Ata kanë bashkë një vajzë, Carmen dhe katër djem: Rafael, Leonardo, Romeo. Për emrin e më të voglit duhet të prisni pak. Sipas postimit të Hilaria-s ende nuk e kanë vendosur.