Reperi tregon si është Stefi Prifti si vjehërr, i nxjerr sekretet

Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ditën e sotme kanë qenë vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti. Ata kanë folur për këngët e tyre më të reja që kanë nxjerrë gjatë verës dhe suksesin që kanë arritur.

Në këngën e tyrë më të re “Digje sonte” ra në sy performanca e reperit Gëzim Meta, i njohur Biggie X, që është njëkohësisht edhe dhëndri i Stefit. Gëzim Meta është martuar me vajzën e Stefit, Maria dhe aktualisht jetojnë në Zvicër.

Gëzimi i ka bërë një surprizë të bukur Stefit duke e përshëndetur atë me një video, ku ka treguar edhe si është ai si vjehërr.

Rudina Magjistari: Gëzimi është aktualisht në Zvicër apo jo, ka vajtur së bashku me Marian?

Stefi Prifiti: Po Maria ka dy javë që ka vajtur aty, bëri karantinën. Ishte pak e vështirë se e kaloi karantinën vetëm edhe unë jam stresuar shumë me thënë të vërtetën. Deshi Zoti kaloi dhe Gëzimi sepse ju e dini që për ne shqiptarët është shumë e vështirë të lëvizim në komunitetet e vendeve Europiane .

Rudina Magjistari: Gëzimi na ka rrëfyer 3 sekretet që ne nuk i dimë të marrëdhënies suaj.

Gëzim Meta: Disa gjëra që ju nuk i dini në marrëdhënien time me Stefin, dhëndrin tim më të mirë në botë. Nuk e kam vetëm vjehërr, e kam edhe shok, takohemi dhe flasim çdo ditë. Doja të kujtoja momentin gjatë karantinës, ato zgjimet e mëngjesit o me telefon ose me ndonjë story me tag edhe pse unë e kisha silent sepse si piktor gjeta më shumë kohë të merrem me pikturën gjatë karantinës dhe çohesha vonë.

Një gjë tjetër në lidhje me Stefin është se është shumë i kujdesshëm me shëndetin, marrim shumë këshilla, unë personalisht dhe Maria dhe sa herë që na shikon kur hamë ndonjë gjë që nuk duhet na thotë “ju qofshi si i hani këto gjëra”, është shumë funny.

Diçka tjetër, kur jemi në makinë, Stefi gjithmonë më vështron dhe hap sytë e thotë sa këmbë të rëndë ka ky djalë. Kur jemi me nxitim nuk ma vë në dukje, kur jemi për qejf më thotë “makina mund të ecë edhe më ngadalë”. 

Share With:
Translate »
483 Views