Në fakt, Beyonce mban një mbiemër për emër
Emri Beyonce nuk ishte dëgjuar asnjëherë, deri 17 vjet më parë kur doli këngëtarja e Destiny Child me “No no no? Us neither”.
Ç’kuptim ka emrin i saj?
Tina Knowles-Lawson, nëna e 39-vjeçares tregon se është frymëzuar nga mbiemri i vajzërisë. Në podcast-in e Spotify “In My Head With Heather Thompson”, Tina tregoi historinë e këtij emri.
“Shumë pak njerëz e dinë që i kam vënë vajzës mbiemrin tim të vajzërisë. Unë quhem gjatë Celestine Beyonce”.
Tina tregon se vetëm ajo dhe vëllai i saj e kishin në certifikatë Beyonce. Motrat e kishin të shkruar Beyince, ashtu siç në të vërtetë e kanë.
“Një ditë pyeta mamanë, po unë dhe vëllai përse e kemi ndryshe nga motrat? Ajo m`u përgjigj se e kishin shkruar gabim punonjësit kur na kishin regjistruar në certifikatën e lindjes. Po përse nuk i kërkove të na e rregullonin, i thashë pastaj, dhe ajo m`u përgjigj: Ndihu me fat që e ke një certifikatë, sepse dikur, njerëzve me ngjyrë si ne nuk i jepnin certifikatë, nuk i regjistronin për t`i treguar që nuk ekzistonin”, rrëfen Tina që shton se u ndje keq që i kërkoi nënës llogari për diçka që e vriste në shpirt.
“Duhet të jetë gjë e tmerrshme të mos të të shkruajnë saktë mbiemrin e fëmijëve, sikur të ishte diçka e parëndësishme”, tregon më tej Tina që nga kjo ngjarje është frymëzuar për t`i vënë vajzës mbiemrin për emër.
