Me maskë dhe pa pranga në duar, Fjolla Morina del para gjykatës, të gjithë sytë tek barku

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka dalë sot para gjykatës, për të marrë vendimin pasi u arrestua në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, me një pistoletë me vete dhe 23 fishekë.

Me maskë, syze dhe pa pranga në duar, këngëtarja u shoqërua nga një efektive, ndërsa pas saj hynë shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla, me pranga në duar.

Këngëtarja do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për këngëtaren e njohur. Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj.

34-vjeçarja përfundoi në spital në momentin kur u arrestua dhe u transferua në policinë e Kukësit, pasi nuk ndihej mirë. Por tashmë po thuhet se ajo është në pritje të ëmbël.

Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy personat e tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, të cilët janë shprehur se nuk ishin në dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

Share With:
Translate »
6207 Views