Një tjetër çmim në botë për Ana Kodrën e cila vazhdon të nderojë Shqipërinë

Vogëlushja Ana Kodra njihet tashmë për publikun si finaliste e The Voice Kids 2018 por jo vetëm kaq por ka përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision 2017.

Edhe pse e vogël në moshë ajo ka fituar disa çmime. Këtë herë edhe pse në kushte aspak të zakonshme, Ana ka fituar çmimin Grand Prix në kategorinë e moshës 10 – 13 vjeç në Konkursin Ndërkombëtar Online të Zërit “Brilliant Voices 2020” të mbajtur më 21 Shtator në Monaco.

I urojmë Anës suksese dhe shpresojmë që një ditë ta shohim në majë të tregut muzikor botëror. /Kids’ Time

View this post on Instagram

Today I won another Grand Prix Happy 🤩🤩

A post shared by Ana Kodra (@ana_kodra_singer) on

Share With:
Translate »
791 Views