Në arrest shtëpie me dy vajzat në Kukës, Fjolla Morina kërkon lirinë pas 5 ditësh
Pesë ditë më parë Gjykata e Kukësit la në “arrest shtëpie”, Fjolla Morinën, e cila në datë 19 shtator u kap në kufi me dy pistoleta. Sot bëhet e ditur se këngëtarja ka kërkuar lirinë në Apel.

Avokati i këngëtares e argumenton kërkesën me faktin që 34-vjeçarja nuk përbën rrezikshmëri, është e gatshme të ofrojë garanci bankare si dhe ka fëmijën për të rritur.

Lirinë kështu gjithashtu edhe dy personat e tjera që ishin në makinë me këngëtaren në momentin që u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak.

Ndonëse 34-vjecarja nga Kosova pranoi se armët ishin të saj, dy të rinjtë i lanë në burg dhe momentalisht ndodhen pas hekurave.

Këngëtarja qëndron në një shtëpi që e ka marrë me qira në Kukës ndërsa kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet javën që vjen.



