Shtatzënia e tretë shkon si mos më keq për Chrissy Teigen! Modelja shtrohet me urgjencë në spital nga hemorragjia
Chrissy Teigen është në pritje të fëmijës së tretë, por kjo shtatzëni nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Modelja ka zbuluar së fundmi se i është dashur të shtrohet në spital për shkak të një hemorragjie, që mund të kishte vënë në rrezik jetën e saj dhe të fëmijës
“Kam pasur gjithmonë gjakderdhje. Jam në gjysmën e shtatzënisë dhe gjakderdhja vazhdon prej 1 muaji. Ndoshta më pak se një muaj”, tregoi Chrissy dhe kjo gjë e ka detyruar të shtrohet me urgjencë në spital.
![]()
Së fundmi përmes disa postim modelja i ka siguruar fansat se është shumë mirë si ajo dhe bebi, thjesht i mungojnë gjërat e vogla si të ecurit, të gatuarit dhe të luajë me dy fëmijët e tjerë të saj.
Kjo është hera e parë që Teigen përjeton një pritje të ëmbël në mënyrë natyrale, sepse dy herët e tjera ajo ka mbetur shtatzënë përmes metodës in vitro.