Chrissy Teigen aborton bebin dhe publikon foton e trishtë me të në krahë: “Do ta quaja Jack!”

Modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, muzikanti John Legend, e kanë humbur foshnjën e tyre, pas komplikimeve me shtatzëninë.

Teigen ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur edhe një emër pasi do ta quante Jack, por hemorragjia e ditëve të fundit shkaktoi humbjen e tij.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Chrissy në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foto shpirt copëtuese me vogëlushin e pajetë në krahë, teksa vajton me bashkëshortin.

Teigen, e cila ishte shtruar në spital disa ditë më parë, pasi nuk mund të dëgjonte rrahjet e zemrës, la të kuptohet pak kohë më parë se ishte në pritje të një djali, edhe pse ende nuk dihet se në cilin muaj ishte ajo.

Shkrimi prekës i Chrissy Teigen:

Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballë me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam.

Faleminderit të gjithëve që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.

Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por ne do të përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë atë.

View this post on Instagram

We are shocked and in the kind of deep pain you only hear about, the kind of pain we’ve never felt before. We were never able to stop the bleeding and give our baby the fluids he needed, despite bags and bags of blood transfusions. It just wasn’t enough. . . We never decide on our babies’ names until the last possible moment after they’re born, just before we leave the hospital.  But we, for some reason, had started to call this little guy in my belly Jack.  So he will always be Jack to us.  Jack worked so hard to be a part of our little family, and he will be, forever. . . To our Jack – I’m so sorry that the first few moments of your life were met with so many complications, that we couldn’t give you the home you needed to survive.  We will always love you. . . Thank you to everyone who has been sending us positive energy, thoughts and prayers.  We feel all of your love and truly appreciate you. . . We are so grateful for the life we have, for our wonderful babies Luna and Miles, for all the amazing things we’ve been able to experience.  But everyday can’t be full of sunshine.  On this darkest of days, we will grieve, we will cry our eyes out. But we will hug and love each other harder and get through it.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Share With:
Translate »
5322 Views