WOW! Gigi Hadid hyn në filmin vizatimor Scooby Doo
Në serinë e sotme të Scooby Doo në Boomerang Toons do të jetë edhe Gigi Hadid.
Modelja është animuar dhe e ka dhënë e lumtur lajmin në Instagram. Nga sa sqaron do të ketë si mision zgjidhjen e një misteri mode.
Gigi është bërë nënë pak ditë më parë dhe ndërkohë bota pret emrin e bebit të saj dhe Zayn Malik. Për momentin ose e kanë sekret, ose akoma nuk e kanë vendosur.
Kujtojmë se edhe shqiptarja Ava Max është pjesë e këtij filmi, pasi ajo ka kënguar kolonën zanore bashkë me Thomas Rhett & Kane Brown, të titulluar “On Me”.